RMV, për një votë Curri nuk arriti të zgjedhet kryerevizor shtetëror, ndërpritet seanca

Adem Curri, kandidati për revizor shtetëror nuk arriti të siguron votat e mjaftueshme për t’u emëruar kryerevizor shtetëror, transmeton Portalb.mk.

Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ndërpreu seancën pasi propozimi që kryerevizor të emërohet Adem Curri nuk mori shumicë votash. Ai mori 6 vota nga gjithsej 12 anëtarët e pranishëm të Komisionit.

“Do t’i informoj Xhaferin, Zaevin dhe Mickosin dhe kryetarët tjerë të partive politike parlamentare që në mënyrë konstruktive të gjejmë zgjidhje për institucionet kyçe shtetërore. Veçanërisht të kushtojmë vëmendje për zgjidhjet të cilat do ta kenë besimin e të gjithë deputetëve”, deklaroi Ilija Dimovski.

Dimovski si kryetari i Komisionit, me kërkesë të deputetit Muhamed Zeqiri e ndërpreu seancën, pasi për momentin shumica qeveritare në plenum nuk kishte shumicë në komision.

Në garë përveç Currit si i propozuar i deputetit Muhamed Zeqirit, është edhe Naser Ademi, si i propozuar i deputetit Ejup Alimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button