Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesët jugore. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga veriu, ndërsa pasdite nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri në 10, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup kryesisht i vranët dhe më ftohë me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Në ditët në vijim, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Nga e diela do të fryjë erë mesatare, kryesisht erë të përforcuar juglindore dhe do të ketë rritje të temperaturës së ditës. Të hënën nën ndikimin e valës së re të lagësht priten reshje në shumë vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button