Zaev nga Parlamenti konfirmoi ndërtimin e tramvajit në Shkup

Pyetjes që e parashtroi deputeti Dragan Danev i VMRO-DPMNE për çështjen e ndotjes në Shkup, Kryeministri Zoran Zaev sot nga Parlamenti informoi se qeveria do të përfshihet në ndërtimin e tramvajit elektrik në Shkup, transmeton Meta.mk.

Linja e parë e tramvajit në kryeqytet do të kushtonte rreth 100 milionë euro.

“Qeveria synon që në vitin 2020 të tërheqë vijë kreditore, ndërsa të fillojë procedurën që tani në mënyrë që i gjithë tenderi të mund të përfundojë gjatë periudhës së dimrit”, tha Kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit tha që shpresonte se gjatë ndërtimit të tramvajit në Shkup të ketë bashkëpunim me kompaninë belge Van Hall, e cila tashmë ka fabrikën e vet në zonën industriale Bunarxhik.

“Meta.mk” qysh në pranverë publikoi se ndërmarrja e transportit publik Zagreb “ZET” e ka hartuar zgjidhje ideore për ndërtimin e linjës së parë të tramvajit në Shkup. Bëhet fjalë për tre variante të përgatitura për trasenë tramvajit nga Novo Lisice për Gjorçe Petrov.

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov tashmë ka paralajmëruar se Qyteti i Shkupit është i gatshëm të fillojë procedurën e tenderit për ndërtim të tramvajit, por gjithashtu theksoi se ndërtimi i tij kërkon ndihmë të qeverisë për sigurimin e fondeve.

“Qyteti është i gatshëm edhe në aspektin teknik për ta përgatitur dokumentacionin e tenderit për të filluar atë proces”, tha kryetari Shilegov më 25 shtator sivjet.

“Meta.mk” javën e kaluar i dërgoi pyetje qeverisë për të marrë të dhëna rreth rrjedhën e realizimit të projektit për tramvaj në Shkup, të cilat mbërritën si informacion nga Kryeministri Zaev në përgjigjen e sotme të pyetjes s deputetit në parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button