I kërkon autograf Jennifer Lopez, ajo e pushon nga puna! (FOTO)

Një pastruse e cila punonte në hotelin ku para disa ditësh qëndronte këngëtarja e njohur holivudiane Jennifer Lopez, trokiti në derën e dhomës ku ajo po qëndronte, duke i kërkuar një autograf.

Edhe pse ajo donte vetëm një autograf nga idhulli i saj, e gjeti veten të papunë. Ajo u pushua nga puna për arsye se prishi pjesën private të J.Lo dhe kjo falë ankesës së këngëtares për shqetësim nga ana e gruas.

Bete Dodaj 43 vjeç u pushua nga puna për shkak se aktorja-këngëtare u shqetësua nga trokitja e saj, e cila kapërceu ndrojtjen dhe guxoi të trokasë vetëm për të marrë një autograf.
Në atë moment, në derë u shfaqën dy asistentë të këngëtares të cilët refuzuan kërkesën, por historia nuk u mbyll me aq…

Ditën tjetër siç tregon Bete, ndërmarrja e pastrimit e cila punonte për hotelin e kishte telefonuar për ti thënë se Lopez ishte ankuar te drejtori dhe për këtë arsye iu komunikua pezullimi nga puna.

Drejtori i hotelit Cyrus Heydarian, deklaroi se gruaja ka thyer normat e kulturës dhe ka cenuar sferën private të klientëve./Portalb

Beta Dodaj

Lajme të ngjashme

Back to top button