Masakër e dyfishtë në SHBA, një tjetër dado vret dy fëmijë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një tjetër ngjarje të rëndë ku krahas dados Yoselin Ortega, një tjetër dado 40 vjeçare ka vrarë dy fëmijë me thikë në Naperville, pranë Chicagos.
 
Fëmijët të identifikuar si Olivia Dworakowski 5 vjeç dhe Justin 8 vjeç u vranë nga kujdestarja e tyre 40 vjeçarja Elzbieta M. Plackowska, ndërsa trupat e tyre u gjetën ndaj të gdhire ditën e mërkurë, dhe pranë kufomave të fëmijëve u gjetën edhe dy qentë e familjes së vrarë.
 
Nëna e fëmijëve i kishte lënë ndy fëmijët nën kujdestarinë e dados. Në dëshminë e saj në polici, gruaja deklaroi se i kishte vrarë fëmijët pasi ia kishte kërkuar djalli për t’i vrarë.
 
Para vrasjes së fëmijëve mësohet se gruaja ishte grindur me të shoqin të cilit i kishte kërkuar të ktheheshin në vendin e tyre të origjinës në Poloni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button