Kosova, e treta në Evropë për varfëri

Agjencia gjermane për hulumtime GfK Geo Marketing ka publikuar rezultatet e analizës mbi të ardhurat dhe kursimet e 42 vendeve të Evropës, pasi të shlyejnë detyrimet tatimore. Banorët e Lihtenshtajnit rezultojnë më të pasurit, ndërsa banorët e Moldavisë rezultojnë më të varfrit.

Banorët e Lihtenshtajnit janë më të pasurit në Evropë me 56 978 euro të ardhura në vit, ndërsa banorët e Moldavisë janë 45 herë më të varfër, shkruan “EU Observer”.

Në vendin e dytë janë norvegjezët me 32 037 euro të ardhura në vit, e më pas radhiten zviceranët me 31 666 euro, banorët e Luksemburgut me 28 924 euro, danezët me 22 040 euro. Në top listën e më të pasurve janë edhe Austria, Suedia, Gjermania, Franca dhe Belgjika.

Më afër mesatares evropiane janë spanjollët me 12 943 euro, që zënë vendin e 17-të, kurse në fund të kësaj liste janë Kosova, Bjellorusia dhe Moldavia me më pak se 2 000 euro të ardhura për kokë banori në vit.

Siç transmeton agjencia Ina, banorët e Evropës me të ardhura më të larta, respektivisht me fuqi më të lartë blerëse pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre e harxhojnë në banesa të shtrenjta dhe në përgjithësi shpenzime të larta të jetës së shtrenjtuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button