Më 3 nëntor do të fillojë edicioni i tretë i Festivalit “Othello” (VIDEO)

Më 3 nëntor 2019, në Pallatin e Kulturës në Gostivar do të fillojë edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove (FNT) “Othello”, njofton Portalb.mk.

Festivali do të prezantojë shfaqje nga vende të ndryshme për gjashtë ditë me radhë, për t’u përmbyllur më 8 nëntor.

Nata e parë, e cila është jashtë konkurrence, do ta paraqesë trupën teatrore të Teatrit të Tetovës me shfaqjen “Jashtë bie borë”, e autorit Vicenzo Salemme dhe në regji të Qëndrim Rijanit.

Në natën e dytë, 4 nëntor, do të prezantohet Sarajeva, me shfaqjen “Ay, Carmela” e Teatrit të Luftës. “Ay, Carmela” është e autorit Jose Sanchis Sinisterra, ndërkaq në skenë vjen në regjinë e Robert Raponja.

5 nëntor, do të shfaqet Teatri “Jordan Haxhi Konstatinov Xhinot” – Veles (Maqedoni e Veriut), me shfaqjen “Krimet e shekulli XXI”, e autorit Edvard Bond, në regji të Vladimir Milçin.

Nata e katërt, 6 nëntori do të prezantojë shfaqjen “Pesë stinët e armikut të popullit”, produksion i Qendrës Multimedia Prishtinë – Kosovë. Autor është Jeton Neziraj, ndërkaq regjisore Blerta Neziraj.

7 nëntor, do të shfaqet Turqia, me Teatrin e Bursës. Ajo sjellë në Pallatin e Kulturës shfaqjen “Lindja e Barbarës”, e autorit Duygu Ergun, në regji të Ece Okay.

Nata e fundit, 8 nëntori me të cilin edhe përmbyllet edicioni i tretë i FNT “Othello”, do të paraqet Teatrin “Aleksandër Moisiu”  – Durrës (Shqipëri), me shfaqjen “Shirli Valentina”, të autorit Willy Russell, në regji të Driada Dervishi.

FNT "Othello 2019"
FNT “Othello 2019”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button