Nga Greqia në Maqedoni dhe Serbi janë sjellë emigrantë nga vendet arabe për 500 euro

Policia zbuloi një grup kriminelësh ndërkombëtar i cili përmes Maqedonisë ka kontrabanduar emigrantë nga vendet arabe në vendet evropiane perëndimore për çmim prej 150 deri në 300 euro. Kontrabandimi është zhvilluar nga Greqia përmes Maqedonisë deri në Serbi për 200 euro, prej ku emigrantët kanë paguar 300 euro plotësuese që të transerohen deri në vendet e Evropës perëndimore. Sipas njohurive të MPB-së ata kanë arritur të kontrabandojnë më shumë se 250 emigrantë deri në vendet e Evropës perëndimore.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska sot informoi se në suaza të aksionit “Koridor” janë arrestuar më shumë persona, të cilëve gjykata hetuese u ka caktuar masa të paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Si organizatorë të grupit të kriminelëve janë identifikuar personat S.B.(52), A.I. (36) A.I. (30) të gjithë nga fshati Lojanë i Kumanovës, V.D (32) nga Bogdanci, dhe O.A. (30) nga Sudani. 

Është arrestuar edhe një polic L.K. (37)  i cili grupit të kriminelëve u ka dhënë informata për vendin dhe kohën e kontrolleve të komunikacionit të rrugëve.

Personat e kanë organizuar transportin e emigrantëve në mënyra të ndryshme, më së shpeshti duke e shfrytëzuar kufirin e gjelbërt. Emigrantët kanë qenë të transferuar si udhëtarë në autobus, me taksi, ndërsa shpesh herë i kanë transferuar edhe në mënyrë jonjerëzore, të fshehur në bagazhin e automobilit.

Të gjithë personat janë privuar nga liria edhe nga ana e gjykatës hetuese kompetente u është caktuar  masë paraburgimi për veprat penale të bëra “organizimin i grupeve dhe nxitje e kryerjes së veprave tregti me njerëz dhe kontrabandim me emigrantë” dhe për “kontrabandimin e migrantëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button