Projekti i ‘krisur’ i Google

Mijëra balona aerostatike që fluturojnë deri në 20 kilometra lartësi për të lidhur me internetin 4.8 miliardë persona që ende nuk janë të lidhur online.

Është ky “Projekti i Krisur” i Google kundër të ashtuquajturës “ndarja digjitale”, që sapo ka filluar në Zelandën e Re, ku kolosi i Mountain View po teston 30 balonat e para për të zgjidhur problemet e lidhura me një teknologji të lartë por ende në fazë eksperimentale.

“Mendojmë se është e mundur të ndërtojmë një unazë balonash aerostatike që fluturojnë përreth globit duke shfrytëzuar erërat stratosferike, për t’u dhënë qasje në internet territoreve në tokë”, thuhet në blogun e Google.

Lajme të ngjashme

Back to top button