Sindikatës së Kulturës i është premtuar miratim të Marrëveshjes Kolektive deri në fund të 2019-s

Pas marsh-protestës paralajmëruese, ku u kërkua miratim urgjent i Marrëveshjes Kolektive në kulturë, sot, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev dhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili kanë realizuar takim me pjesëtarë të Sindikatës së Kulturës, njofton Portalb.mk.

Pas takimit, Sanja Arsovska ka njoftuar se kanë marrë premtimin se Marrëveshja do të miratohet deri në fund të këtij viti.

“Në takim u shqyrtuan përllogaritjet e tona të bëra për gjendjen aktuale. Po, ka reagim pozitiv nga ana e ministrit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive deri në fund të vitit. Ajo çfarë duhet të bëjmë, është të harmonizojmë përllogaritjet dhe kërkesat me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK)”, tha Arsovska, kryetare e Sindikatës së Kulturës.

Në marsh – protestën, punëtorët kulturorë u shprehën të revoltuar, ngaqë punojnë pa definim dhe grupim të qartë të vendeve të punës në institucione, pa valorizim të drejtë të punës në të gjitha fushat, pa definim të saktë të kushteve të punës për mbrojtje të shëndetit dhe rritjes së sigurisë, pa shtesa në paga dhe pa mëditje për udhëtime zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button