“23 Tetori”, uroi kreu shtetëror dhe politik i RMV-së

Me rastin e 23 Tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, kreu shtetëror dhe politik ka dërguar urime deri te populli i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

Talat Xhaferi
Talat Xhaferi

Urimi nga kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi

“Ju uroj që ditën e sotme ta kaloni në atmosferë të bukur, të rrethuar me të afërmit e Juaj. Kjo festë shtetërore e cila përmend një pjesë të historisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në synimin e saj shekullor për çlirim dhe pavarësi, le të na kujtojë betejat e përditshme që i bëjmë për ndërtimin e një shteti të fuqishëm dhe të suksesshëm, shtet i cili do u ofrojë të gjithëve jetë më të mirë dhe mundësi të barabarta”, shkruan Xhaferi në urimin.

Stevo Pendarovski
Stevo Pendarovski

Urimi nga presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski

“Para 126 viteve me formimin e Organizatës Revolucionare Maqedonase janë vendosur themelet e para të luftës së organizuar revolucionare për liri dhe për krijimin e shtetit të pavarur të  Maqedonisë. Nevojiteshin vite të luftës të pandërprerë, vuajtjeve, heroizmit dhe mosbindjes, nevojiteshin Ilindeni 1903 dhe KAÇKM-ja në vitin 1944. Referendumi më 8 shtator të vitit 1991 që përfundimisht të formojmë shtet.  Ne, brezat e sotëm, i gëzojmë rezultatet e luftës revolucionare – jetojmë në liri, në shtetin tonë të pavarur”, shkroi Pendarovski.

Hristijan Mickoski
Hristijan Mickoski

Urimi nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

“23 Tetori është themeli me të cilin ndërlidhet Epopeja e Ilindenit dhe Republika e Krushevës. Lufta Nacionalçlirimtare dhe KAÇKM-ja, por edhe 8 Shtatori dhe Republika e pavarur e Maqedonisë. Qëndrueshmëria e këtij ideali për liri dhe barazi 126 vjet tregon se ky popull dhe ky shtet kanë kultivuar dhe do të kultivojnë vlera evropiane dhe civilizuese dhe të gjithë ne në atë duhet të krenohemi dhe të vazhdojmë ta ndërtojmë. Obligimi ynë si popull është ta vazhdojmë këtë luftë jo vetëm si kujtim të paraardhësve tanë, por edhe si amanet për brezat e ardhshëm. Vetëm me punë, qëndrueshmëri dhe rindërtim  mund të jemi të sigurt se Maqedonia do të ecë drejt progresit dhe sukseseve, në vend drejt dështimeve dhe kthimit mbrapa. Si kurrë më parë fati  i vendit tonë është në duart e popullit tonë, ndërsa unë fuqimisht besoj se rindërtimi do të vijë”, shkruan Mickoski në urimin.

Ndërkaq, Qeveria e RMV-së, e ka shënuar këtë datë duke vendosur lule përpara monumentit të Goce Delçevit në Parkun e Qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button