Shtypi francez me kritika të ashpra për Makronin për shkak të mosdhënies së datë për RMV-në dhe Shqipërinë
Disa ditë pas përfundimit të samitit evropian në Bruksel, shtypi francez me kritika të ashpra për pozitën e presidentit francez Emanuel Makron për shkak të bllokadës së fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton korrespondenti i MIA-s.
Gazeta ditore “La Kroa” e afërm me demokristianët, konstaton që në titull “Maqedonia e destabilizuar me vendimin francez me mbylljen e dyerve në BE”.
Me refuzim që të lejojë të fillojnë negociata aderuese me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, Franca u gjet e vetmuar dhe e akuzuar për minimin e kredibilitetit të Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit.
Nëse Danimarka dhe Holanda kanë shprehur rezervë, Parisi ishte ai i cili refuzoi ta testojë pozitën e vet edhe krahas presionit nga vendet-tjera anëtare gjatë Këshillit të Evropës më 18 tetor. Edhe pse Komisioni tani më rekomandoi dy herë hapje të negociatave, hap i parë në procesin e gjatë të inkuadrimit, shkruan “La Kroa”.
Sërgjan Cvijiq, analist për politikë të Shoqërisë së hapur, në “La Kroa” e dënon “mosinteresimin strategjik të Francës në Ballkan nga viti 2007”.
“Me atë që nuk e mbajtën fjalën për Maqedoninë, Franca dhe BE-ja e humbin kredibilitetin”, konsiderojnë në tribunën e përbashkët në gazetën parisiene “Le Mont” Pjer Mirel – hulumtues dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Komisionit Evropian dhe Zhak Rupnik – drejtor për hulumtim pranë CERI – Sheknca politike në Paris.
Sipas dy njohësve të mirë të Ballkanit, “refuzimi i Emanuel Makronit për t’i hapur negociatat për inkuadrim të Maqedonisë dhe Shqipërinë në BE është më shumë se gabim”.
Të gjitha reformat në Maqedoninë e Veriut, madje edhe ndryshimi i emrit ishin “në emër të Evropës”. Prandaj ishte logjike që Këshilli i Evropës që nga 29 qershori i vitit 2018 ta hapë derën për negociata për inkuadrim ndaj këtij vendi i cili, si nxënës më i mirë, i ka plotësuar kërkesat e ashpra të Komisionit.
Atëherë, Franca dhe Holanda dëshiruan thellim të reformave të filluara, si parakusht për hapjen e negociatave. Presidenti Makron tani më i “pastron” shpresat me atë që në vitin 2018 deklaroi se BE-ja duhet të reformohet para se të zgjerohet sërish.
Natyrisht, sipas formulës së Komisionit, “BE-ja duhet të jetë më e fuqishme para se të mund të zgjerohet”, por Franca ka bërë nga kjo antifon me kundërshtim neurotik i thellimit dhe zgjerimit. Me këtë rast Rupnik dhe Mirel flasin për çmimin real të moszgjerimit të BE-së.
Kjo pozitë e përsëritur (e Makronit) shkakton shok në Maqedoninë e Veriut, natyrisht, por edhe në vendet e rajonit, të cilat nuk janë aq të gatshme të lëshohen në reforma reale dhe të cilat shpejtojnë për të ricikluar thënie të vjetër nga ish-vendet komuniste nga Evropa Lindore: “BE-ja shtiret se na pret, ndërsa ne shtiremi se po reformohemi!”.
Në konferencën e ambasadorëve më 27 gusht, Emanuel Makron bëri thirrje në “riinvestim të Ballkanit që të mos u lejohet vendeve joevropiane ta luajnë lojën e njëjtë për ne”. Por, në Bruksel, më 18 tetor, Franca dëshiroi të ritestohet “korniza e negociatave” për transparencë më të madhe dhe reforma, madje e dhe kur Maqedonia dhe Shqipëria i thelluan reformat madje edhe në mjedisin e rëndë politik.
“Më e mira është armiku i të mirës: pikërisht me hapjen e negociatave BE-ja do të mund tërësisht ta shfrytëzojë fuqinë e saj të butë me promovimin e reformave dhe tejkalimin e kontesteve nacionaliste”, shkruan në Le Mond.
Veçanërisht duke e pasur parasysh atë që Bundestagu, i thirrur nga qeveria gjermane, ka votuar në këtë drejtim me shumicë. “Pas shfuqizimit të vetos në Greqi, Franca tani e vendos të veten. Kjo është më shumë se gabim. Edhe krahas izolimit francez, ajo që i brengos është që është diskredituar vetë fjala BE”.
Konkludimi brutal i Këshillit të Evropës do të krijojë dëshpërim të madh në Ballkan. Rusia, Kina, Turiqa dhe “tradhtarët” tjerë do ta shfrytëzojnë këtë vakum. Sa i përket Francës, e cila u kthye në rajon ku ka lidhje të fuqishme historike dhe ekonomike, ajo ka humbur një pjesë të madhe të kredisë së saj dhe kontribuoi për humbjen e BE-së.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen ka thënë se “inkuadrimi është investim në paqe, siguri dhe stabilitet të Evropës”. Ajo do të duhet të bëjë shumë që të realizohet dëshira, sepse BE-ja nuk e ka realizuar fjalën e dhënë dhe rrezikon të paguajë çmim të lartë, e përfundojnë tribunën në “Le Mond” parisien, Pjer Mirel dhe Zhan Rupnik.
Javorja “Le Poant” megjithatë shkon më larg me kritikat për veton e presidentit Makron, duke e titulluar komentin e saj editorial “Dinakëria e Francës në Ballkan”.
“Në momentin kur SHBA-ja ia dorëzon kurdët Donald Tramit kurdët, Franca e lëshon Ballkanin në ujë. Pasojat e menjëhershme janë më pak dramatike, por anulimi është i ngjashëm. Nën ndikimin e Parisit, Evropa ka dhënë një pjesë nga vetja në ndikimin e dëmshëm të Kinës, Rusisë dhe Turqisë”, shkruan Luk de Baroshe në “Le Poant”, duke shtuar se është trishtim për ta parë, si në Siri, anulimi i Perëndimit, humbja e demokracisë dhe e vlerës evropiane.