Dibra binjakëzohet me Kapaklinë e Turqisë

Në komunën Kapakli, zyrtarisht  u nënshkrua binjakëzimi mes dy shkollave të mesme asaj të Dibrës dhe komunës së Turqisë. Kryetari i komunës së Kapakli, Irfan Mandalli gjatë këtij akti solemn potencoi se gjatë vizitës së tij  në Maqedoni  ka hasur  në biseda në etnitetet e ndryshme, shqiptarë, maqedonas, turq të cilët sipas tij janë të gjithë  njëjtë janë  pasuri e vendit ku jetojmë, dhe  sa më shumë popuj aq më shumë begati në rruzullin tokësor. 

Kryetari Mandalli tha se në saj të binjakëzimit do të nisin shumë projekte kulturore në të ardhmen e afërt, në sferat e ndryshme ku ka nevojë komuna e Dibrës. Shefi i kabinetit , Ylli Mirzo potencoi se dy komunat  do të kenë një zhvillim të madh ekonomik  duke bashkëpunuar mes veti , tradita dhe mikpritja do të vazhdojë ndërkaq hallka rrethuese do të jetë investimi ekonomik .Mendoj dhe shpresoj që investimet e Turqisë do të kthehen ne perëndim meqë deri tani  kanë qenë të drejtuara në lindje, tha Mirzo.

Gjatë nënshkrimit të binjakëzimit mes dy vendeve, kryetari Irfan Mandalli dha një elaborat rreth historisë së origjinës së turqve dhe luftërave triumfuese me shtetet e tjera të botës. Përndryshe kryetari i komunës së Kapakli deri më tani gëzon 15 vjetorin e mandatit si kryetar i kësaj komune, punëtor dhe shumë i dashur për komunën Kapakli. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button