Zaev: Mickoski përqafohet vetëm me ata me të cilët bashkëpunon, si Aleanca për Shqiptarët

Kryeministri Zoran Zaev thotë se komenti i tij për përqafimin e Presidentit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me Arben Taravarin nga Aleanca për Shqiptarët ishte shumë i saktë në intervistën televizive mbrëmë në aspektin se qëndrimi i Mickoskit kundrejt shoqërisë multi-etnike është i pandryshueshëm, transmeton SDK.

“Ai mund të përqafohet vetë me dikë me të cilin bashkëpunon direkt. Thash që dua që të gjithë të jemi me ndjenja të barabarta miqësore në këtë vend të vogël tonin. Por që kjo të ndodhë, ne politikanët duhet të ndryshojmë narrativet. Në të kundërtën, do të mbetet të përqafohemi vetëm me ata me të cilët kemi interes të drejtpërdrejtë për të bashkëpunuar, siç është bashkëpunimi midis VMRO-DPMNE dhe Aleancës për Shqiptarët. Deklarata është thënë shumë saktë, ndërsa a ka qenë zotëri Taravari ose ai nuk e ka njohur ose është dikush nga kabineti i tij me të cilin kanë bashkëpunim shumë serioz. Shpresoj që në të ardhmen të gjithë do të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, ku ne politikanët dëshirojmë të marrim mbështetjen e qytetarëve për ta udhëhequr shtetin do të sillemi ndaj zë gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë, do të flasim për të drejta të barabarta për mundësi të barabarta për të gjithë. Fatkeqësisht, VMRO-DPMNE nuk po e bën akoma “, tha Zaev.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, para fillimit të konferencës së Organizatës Botërore të Doganave, ai tha se janë qytetarët janë ata që përcaktojnë sesi do të formohen partneritetet dhe koalicionet në të ardhmen dhe se ka bashkëpunim të mirë me BDI-në dhe siç është normale i kanë edhe problemet e tyre. I pyetur nëse e di se VMRO-DPMNE po negocion me disa nga partnerët e tyre të koalicionit, Zaev tha se nuk ka asnjë informacion të tillë dhe se secila palë është e pavarur në përcaktimin e saj.

“Pres që koalicioni të rritet të ndërtohet, të rrisë besimin, sepse së bashku, të gjithë partnerët e koalicionit, i kemi arritur këto suksese jashtëzakonisht të mëdha ashtu që e gjithë bota të flasin për ne në një mënyrë pozitive e kështu duhet edhe të vazhdojmë. Sigurisht që do të thotë që nëse edhe në radhët tona biem dakord për çështje parimore të programit, dhe sigurisht edhe për çështje të personelit ”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button