Ja disa ide romantike që…nuk do ta frikësojnë atë!

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Penn State, disa gjeste romantike të cilat në të njëjtën kohë janë edhe argëtuese për ju dhe për mashkullin, ju bëjnë që të afroheni më shumë me njëri-tjetrin dhe t’ia fitoni zemrën atij përsëri! Më poshtë ua paraqesim disa ide romantike të cilat mund të filloni t’i praktikoni që sot.

1. Përderisa jeni duke përgatitur apo duke i bërë gjërat rutinore në shtëpi, lësho muzikë dhe fillo të kërcesh me partnerin. Kjo do të sjellë spontanitet në lidhjen tuaj dhe njëkohësisht, do të argëtoheni pa masë, që në fund të përfundoni, pse jo, edhe në shtrat.

2. Befasoje atë me dy bileta të ndonjë koncerti apo evenimenti tjetër për të cilin e di se i pëlqen atij. Kjo do t’ju bëjë të dilni nga rutina e përditshme dhe të kënaqeni në diçka të re.

3. Shkruaji një letër të shkurtër të bukur dhe ngjite atë në një vend ku ai nuk e pret ta shohë. Kur ta hap kutinë e syzeve apo kur të hyn në veturë, do të befasohen nga ajo letër dhe do të kujtohet në ty.

4. Shkoni në ndonjë kurs për gatim së bashku. Kjo do të jetë shumë argëtuese për ju, pasi që do të garoni për aftësitë kulinare të njëri-tjetrit. Më vonë, gjatë fundjavës, përgatitni në shtëpi atë që keni mësuar. Apo, në qoftë se e keni vështirë për të gjetur kursin në vendin tuaj, përdorni videot e ndryshme për gatim dhe praktikojini ato në kuzhinën tuaj.

5. Sfidoje partnerin në një duel me lojën e tij më të re. Për ta bërë lojën më interesante, vëni bast për atë që do të fitojë. Për të qenë ende më interesant, lidheni bastin me ndonjë shërbim “të nxehtë”!

6. Madje edhe studimet e ndryshme sugjerojnë që intimiteti gjatë pushimit është një ndër më të mirët. Prandaj, organizoni një udhëtim të shkurtër dhe befasojeni partnerin tuaj. Në qoftë se keni mundësi, shikoni që hoteli të cilin po e rezervoni të ketë edhe pishinë apo masazhist, kjo do t’ju ndihmojë që të relaksoheni edhe më shumë. Keni kujdes, sigurojuni që ai të mos ketë ndonjë plan shumë të rëndësishëm në ndërkohë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button