CDU/CSU: Parisi herën e dytë s’mund ta ndalojë marrjen e datës të RMV-së dhe Shqipërisë

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johan Vaderful dhe raportuesi parlamentar Kristian Shmit, u bënë thirrje Shkupit dhe Tiranës që të vazhdojnë me reformat dhe t’i bindin të gjithë që dyshojnë se vendi i tyre është në Bashkimin Evropian (BE), pasi Parisi nuk do të mund t’i ndalojë negociatat për aderim për herë të dytë, transmeton Portalb.mk.

“U bëjmë thirrje dy shteteve që ta kuptojnë votimin negativ të Këshillit Evropian si nxitje që t’i vazhdojnë të gjitha orvatjet reformuese. Nëse dy vendet mbeten në kurs, Parisi nuk do të mund t’i ndalojë negociatat për aderim për herë të dytë. Gjermania e mbështet dhe qëndron prapa perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Vadeful.

Kristian Shmit, konsideron se vendimi negativ i Këshillit të BE-së duhet me kohë të shqyrtohet.

“Rruga e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe lidhjet me Bashkimin Evropian nuk guxojnë të jenë të bllokuara. Ne qëndrojmë të bindur se në BE ka vend për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nëse i plotësojnë kriteret. Kjo përfundimisht përfshin edhe fillim të bisedimeve aderuese. Duhet të pranohen arritjet e vendeve – ndryshimi i emrit dhe reforma gjithëpërfshirëse e gjyqësisë, ndërsa ato duhet të vazhdojnë t’i zbatojnë reformat dhe t’i mënjanojnë mungesat. Nëse BE-ja nuk kujdeset për Ballkanin Perëndimor, forca tjera do ta bëjnë sferë të tyre të ndikimit. Ndërsa, askush me të vërtetë nuk e dëshiron këtë”, thotë Shmit, në deklaratën e publikuar në ueb faqen e CDU/CSU.

Kjo vjen pasi, Këshilli i BE-së, diksutimin për nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë e shtyu për në maj të 2020-s, për shkak se liderët nuk arritën kompromis gjatë samitit dyditor që u mbajt në tetor. Samiti dyditor, erdhi pas Mbledhjes ministrore që u mbajt në Luksemburg, ku nuk u arrit kompromis se, a duhet a po jo t’i fillojnë negociatat RMV-ja dhe Shqipëria, për çfarë, vendimin ia kaluan liderëve.

Rrjedhja e diskutimit në Samit ka vijuar sipas skemës siç vijon më poshtë:

Si pasojë, RMV-ja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button