E shtuna plot spektakël futbolli, këto janë ndeshjet që nuk duhen humbur

Pushimi ndërkombëtar tashmë i takon së shkuarës, dhe ligat nacionale janë rikthyer për të vazhduar sezonin 2019/2020, njofton Lajmi.net.

Dita e shtunë do të sjellë një numër të madh ndeshjesh shumë interesante.

Spektakli futbollistik fillon në La Liga, ku Eibar takohet me Barcelonën, me fillim nga ora 13:00.

Numër i madh i ndeshjeve zhvillohen edhe në Premierligë, ku spikasin sfidat mes Chelsea – Newcastle United dhe Crystal Palace – Manchester City.

Në Bundesligë, Milot Rashica zbret në fushë në ndeshjen mes Werder Bremen dhe Hertha Berlin.

Serie A, sot vjen me tri ndeshje, me të parën që fillon nga ora 15:00 (Lazio – Atalanta), dhe e fundit që nga ora 20:45, mes Juventus – Bologna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button