Qëllimisht apo rastësisht, ajo që ndodhi mes këtyre dy personave (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë dhe e pabesueshme ka ndodhur në Buenos Aires të Argjentinës, transmeton TopChannel.

Nga ajo që shihet prej kamerave të sigurisë, një burrë që qëndronte në këmbë duke pritur trenin duket se humb ekuilibrin dhe bie.

Gjatë rënies, ai shtyn me kokë një grua e cila fluturon jashtë platformës dhe bie mbi shina.

Nga përplasja, gruaja gjithashtu humb ndjenjat pikërisht kur tregni është vetëm pak sekonda larg.

Udhëtarët e tjerë nuk kanë kohë ta shpëtojnë, ndaj i bëjnë me dorë mashinistit që të ulë shpejtësinë.

Për fat, treni arrin të ndalojë vetëm pak metra larg gruas, të cilën e ndihmojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button