“Bëra atë që ndjeva”, flet studenti grek që shpëtoi 10 pasagjerë në Larisa

Studenti 20-vjeçar, Andreas Alikaniotis arriti që të shpëtojë 10 pasagjerë, në aksidentin tragjik që ndodhi disa ditë më parë në Larisa të Greqisë, ku një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash, raporton ABC.

Për mediat greke, ai ka treguar se bëri atë çfarë ndjeu dhe në momentin e aksidentit ka menduar për 3 gjëra.

“Në atë kohë kam menduar për tre gjëra. Po mendoja nëse është e vërtetë kjo që ka ndodhur, që unë do të iki dhe nuk do të kem kohë të përshëndes njerëzit e mi dhe të paktën të largohem menjëherë, të mos digjem i gjallë”, u shpreh ai.

Pak para momentit të përplasjes, ai po fliste me miqtë e tij, që dikush ta merrte nga stacioni, pasi treni ishte vonuar.

“Ishte momenti kur ndodhi përplasja, isha me tre kolegë të mi studentë, të gjithë ishim në vagonin e dytë”, tha i riu.

Alikaniotis dhe shokët e tij arritën të hidheshin nga dritaret anësore të sipërme. Ata ndihmuan edhe pasagjerë të tjerë që të dilnin nga vagoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button