Demonstrata të dhunshme në Greqi, aksidenti i trenave “djeg” Athinën

Athina është përfshirë këtë të mërkurë nga protesta të dhunshma, me qytetarët e revoltuar që kanë zbarkuar në rrugë dhe sheshe për të shprehur indinjatën për aksidentin e trenave në Larisa, raporton EN.

Episodet po zhvillohen rreth institucioneve kryesore qeveritare, ku personat me kapuç kanë qëlluar me gurë dhe bomba molotov, efektivët e policisë.

Ndërkohë që raportohet se një furgon i parkuar përballë parlamentit të vjetër grek është djegur nga turma.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e menjëhershme dhe zjarri nuk është përhapur.

Policia ka nisur përdorimin e gazit lotsjellës për të shpërndarë njerëzit, ndërkohë që kanë nisur dhe shoqërimet e para në komisariate.

Vihet re se më herët Policia ka arrestuar 7 persona dhe 13 janë arrestuar për flakë, gurë, lakuriq nate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button