Numri i vendkalimeve kufitare me Bullgarinë nuk i plotëson nevojat e qytetarëve dhe bizneseve

Programi i ri për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë 2021-2027, sipas njoftimit të Ministrisë për vetëqeverisje lokale të Maqedonisë, do të orientohet në ndërtimin dhe zhvillimin e lidhjeve të transportit midis dy vendeve, njofton Meta.mk.

Në pjesën lindore të vendit, i gjithë trafiku në njerëz dhe mallra zhvillohet përmes kalimit të vetëm kufitar Dellçevë-Stanke Lisickovo, i cili është i mbingarkuar sidomos gjatë festave dhe sezonit dimëror.

Kalimi kufitar në anën e Maqedonisë është rinovuar, ndërsa është rindërtuar edhe rruga që çon në vendkalimin kufitar, ndërsa punimet për rindërtim nga ana bullgare ende nuk kanë filluar. Në anën e Maqedonisë ka tre korsi, por në anën bullgare ekzistojnë vetëm dy korsi, ndërsa autoritetet bullgare ka vite që e paralajmërojnë rindërtimin.

Grupi i përbashkët punues, midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, gjatë përcaktimit të programit 2021-2027 në listën e prioriteteve të përcaktuara e ka ndërtimin ose rindërtimin e një vendkalimi kufitar.

Në informacionin nga ky takim paralajmërohet ose ndërtimi i një vendkalimi kufitar te Klepallo afër Strumjanit ose shtrirjen e vendkalimit kufitar Logodazh midis Stanke Lisiçkovo dhe Dellçevë.

“Cila masë do të mbështetet do të dihet nga analiza socio-ekonomike, e cila është duke u zhvilluar, e duhet të përfundojë deri në fund të vitit, ndërsa Parlamenti Evropian duhet të aprovojë kornizën financiare për projektin vitin e ardhshëm”, informojnë nga Ministria për vetëqeverisjes lokale.

Ky vendim prek të dy komunat – Berovë dhe Dellçevë dhe secila i ka argumentet e veta përse vendkalimi kufitar duhet të ndërtohet në territorin e komunës së tyre.

Berovo tashmë 19 vjet pret që pala bullgare të ndërtuar vendkalimin kufitar “Klepallo”. Kanë mbetur edhe shtatë kilometra të tjerë deri te vendkalimi kufitar nga ana e Maqedonisë të përfundojë. “Klepalo” afër Berovës është me rrugë të ndërtuar dhe infrastrukturë të përgjithshme, ndërsa nga pala bullgare, përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme, rruga është ende një qorrsokak.

“Më mirë të zhvillohet edhe një qytet duke e hapur një vendkalim të sesa për të bëhet rindërtimi i vendkalimit ekzistues”, është mendimi i Zvonko Peqevski, kryetar i Komunës së Berovës.

Argumentet e tij janë se me hapjen e vendkalimit Klepallo shkurtohet rruga për në Sandanski, Bullgari, ndërsa edhe qendrat tjera janë më afër. Nga kontaktet me komunën nga ana tjetër, Komuna e Strumjani, e cila është e binjakëzuar me Berovën, ka interes për hapjen e vendkalimit , për të ringjallë lidhjet midis dy shteteve në këtë pjesë.

Peqevski thotë se vitin e kaluar qeveria qendrore e Bullgarisë kishte investuar në ndërtimin e rrugës me gjatësi 27 km nga Strumjani deri në vendkalimin kufitar, duke treguar se kishte interes për këtë projekt, por mbeten shtatë kilometra rrugë të zeza.

“Nga ana jonë në vendkalimin kufitar Klepallo, infrastruktura, e cila ekziston tashmë 19 vjet, do të duhet të rinovohet, veçanërisht brendësia e terminalit,” shtoi Peqevski.

Dellçeva nën anën tjetër është në favor të projektit “Shkalla e zezë” (Crna Skalla). Dhe atë për vendkalim “në një drejtim”. Në vitin 2002, në kohën e qeverisë së Ljubço Georgievskit, i cili vjen nga kjo komunë, 1.7 milionë euro para nga shitja e Telekomit u përdorën për të rregulluar trasenë e rrugës prej dhjetë kilometra. Rruga nuk u asfaltua kurrë pasi pala bullgare nuk tregoi interes për të investuar, pavarësisht njoftimeve për hapjen e vendkalimit.

” “Shkalla e zezë” do të shkarkojë trafikun nga vendkalimi kufitar i Dellçevës dhe do të krijojë edhe një lidhje tjetër natyrore që ka ekzistuar gjithmonë në këtë pjesë të vendit. Ky vendkalim kufitar e shkurton rrugën për në Sofje për 60 km. Punimet tokësore si dhe shpronësimi i plotë kanë përfunduar, ndërsa mbetet vetëm të bëhet tamponimi dhe asfaltimi në anën tonë. Me këtë vendkalim kufitar, rriten mundësitë për lidhje ekonomike për çka ka interes nga të dy rajonet ndërkufitare”, thonë nga Komuna e Dellçevës.

Në vitin 1993, Maqedonia dhe Bullgaria kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e tre vendkalimeve kufitare: “Klepallo” afër Berovës, “Shkalla e zezë” në Dellçevë dhe “Burimi i Hajdutëve (Ajdutsk Kladenec) afër Pehçevës.

Deri më tani, është fakt që përkundër marrëveshjes për tre vendkalime të reja kufitare, në anë bullgare vetëm një është në funksion, vendkalimi më i vjetër Dellcevë – Stanke Lisickovo, por edhe për atë nevojitet rindërtim.

Me vite po bëhet paralajmërimi për ndërtimin e një korsie tjetër dhe rindërtimin e terminalit. Në një takim të komisionit të përbashkët, zyrtarët bullgarë e kanë theksuar informacionin se po prisnin tender për rindërtim, por punët aktualisht nuk kanë filluar ende.

RMV, ideja ekziston, s’ka vullnet për të investuar në trenin e aeroportit

Udhëtimi nga lagjet e Shkupit deri te Aeroporti ndërkombëtar mund të kushtojë deri në 20 euro në një drejtim, përkatësisht të jetë më i shtrenjtë se vetë fluturimi i një kompanie me kosto të ulët. Nëse nuk përdoret taksi, çmimi i biletës për linjën e drejtpërdrejtë të autobusit deri te aeroport është 180 denarë, por orari nuk korrespondon gjithmonë me kohën e ngritjes dhe uljeve të aeroplanëve në aeroport. Qytetarët më së shpeshti janë të detyruar të përdorin makinat e tyre për të arritur në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit në një situatë kur në vetëm 2 kilometra nga aeroporti kalon hekurudha ekzistuese Shkup-Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button