Adi Krasta humb betejën ligjore me Top Channel, 150 mijë lekë detyrim TV-së

Adi Krasta, një nga gazetarët dhe moderatorët më të njohur në Shqipëri ka humbur betejën ligjore me kanalin prestigjoz Top Channel. Mësohet se Gjykata e Tiranës ka vendosur të  pranojë kërkesë-padinë e televizionit dhe të  urdhërojë Adi Kastrën t’i kthejë shoqërisë “Top  Channel” sh.a. vlerën prej 149.803 lekësh, njofton Albobserver.

Sipas disa informacioneve bëhet e ditur se gazetari  i detyrohet këtij televizioni pasi si sanksion për zgjidhje të kontratës së punës me  afat në mënyrë të menjëhershme dhe pa  shkaqe të justifikuara. Kontrata ka parashikuar një kohëzgjatje prej 9  muajsh, saktësisht nga dt.13.09.2011 deri në dt.25.06.2012.

Televizioni “Top Channel”, e ka punësuar Krastën për vendin e punës “Moderator”, në programin televiziv “100 Milionë”, të cilin ky i fundit do ta realizonte përgjatë gjithë sezonit televiziv prej 9 muajsh. 

Lajme të ngjashme

Back to top button