Ministria e Hungarisë: Shtyrja e negociatave është katastrofale

Katastrofike e konsideron Hungaria mundësinë e shtyrjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton TopChannel.

“Është katastrofike që Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë më tej hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” është shprehur në Luksemburg, Levente Magyar, Sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë.

“Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka humbur dhe ka shkatërruar plotësisht besueshmërinë e saj në sytë e të dy vendeve”, u tha Levente Magyar gazetarëve hungarezë pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Magyar theksoi se Budapesti do të bëjë gjithçka për të reaguar, me ndihmën e Komisionerit për Zgjerim, kundër ndaj çdo zhvillimi negativ në Ballkanin Perëndimor nëse BE dështon me negociatat.

Hapjen e negociatave me dy shtetet ballkanike, Hungaria e konsideron të rëndësishme edhe për parandalimin e valëve të refugjatëve që vijnë nga jugu i Evropës.

Vendimi për Tiranën dhe Shkupin nuk është zyrtarizuar ende, por me interes priten zhvillimet që do të pasojnë pas takimit të sotëm midis Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button