Në Ohër vazhdoi zhvendosja e pajisjeve urbane të paligjshme

Shërbimet e inspektimit komunal, së bashku me ekipet e NP “Ohridski Komunalec” dhe SPB Ohër, këto ditë po realizojnë aksion të koordinuar për heqje të pajisjeve urbane të instaluara në mënyrë të paligjshme para ambienteve të hotelerike në çarshinë e Ohrit, transmeton Meta.mk.

Po hiqen tavolinat dhe karriget dhe tabelat e informacionit para objekteve hotelerike nëpër çarshi, në segmentin ndërmjet dy panjave (çinarëve).

Aksioni u realizua në bazë të kontrolleve të mëparshme të inspektimit, me të cilat u përcaktuan vendndodhjet dhe objektet hotelerike ku ishin vendosur tavolina, karrige dhe pajisjet e tjera urbane, pa miratim për vendosje dhe jashtë Programit për vendosje të pajisjeve urbane, sqarojnë përfaqësues të pushtetit vendor, duke shtuar se aksionet dhe kontrollet e tilla do të vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button