Lindi vetëm 800 gramë, si duket sot vogëlushja që mjekët e quajtën ‘të pashpresë’

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Gentiana, nëna nga Kruja, e cila në korrik të këtij viti solli në jetë Amaris, vogëlushen që lindi prematurë me peshë vetëm 800 gramë.

Pas dy muajve qëndrim në inkubator, Amaris ia doli të mbijetojë mrekullisht e sot që është tre muaj, gëzon shëndet të plotë.

Me foshnjën në krahë, Gentiana tregoi se sa të vështirë ishin ata dy muaj për të dhe bashkëshortin, pasi mjekët nuk u kishin dhënë shpresë, por fatmirësisht Amaris ia doli, transmeton Revista Class.

Tashmë, vogëlushja peshon 2 kg e 700 gramë dhe e ëma tregoi se është një bebe e urtë dhe e shëndetshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button