Pendarovski: Presim vendim pozitiv nga Këshilli i BE-së

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut për gazetën greke “Etnos” komentoi rrugën eurointegruese të vendit, transmeton Portalb.mk.

“Sinqerisht shpresoj dhe pres se do të ketë vendim pozitiv nga Këshilli i BE-së për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave për integrim, që në periudhën që vijon të bëhet anëtare e BE-së. Ky do të jetë vendim, të cilin e vlerësojmë si dinjitoz, po edhe mirënjohje për të gjitha përpjekjet që shteti i ka bërë në vitet e fundit, si në sferën e reformave të brendshme, ashtu edhe për çështjen shumëvjeçare me emrin e Greqisë, duke arritur në vendimin historik që e hapi rrugën për të ardhmen e përbashkët evropiane të të dyja shteteve”, tha presidenti Pendarovski.

Pendarovski deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të ndihmojnë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

“Por, me e rëndësishme se gjithçka është të hapet rruga për raporte të forta bilaterale, duke e përforcuar lidhjen si në nivel politik, ekonomik dhe mbrojtjes, ashtu edhe në bashkëpunimin mes njerëzve dhe kulturës”, deklaroi Pendarovski.

Presidenti shprehet i bindur se anëtarësimi në BE do t’i mundësoj përparim të dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button