Ngjela për “Shengenin Ballkanik”: Liderët shkojnë në Beograd, sa herë kërcënohen se do rrëzohen

Avokti, Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora  tha se liderët shqiptarë shkojnë në Beograd sa herë që ata kërcënohen se  do të rrëzohen nga pushteti.

Ngjela: Gjithë  klasa politike si në Shqipëri është  e trembur sepse është nën akuzë. Që  kur ka dalë Kushtetuta që kemi, sapo të përfundojë SPAK këta janë të  gjithë nën akuzë. Jo se po akuzohen, por me radhë do kontrollohen si  shkelës të ligjit ne funksion të korrupsionit. Kjo është frika politike e  humbjes së pushtetit, por këtu është më e rëndë sesa kaq. Flasim për  takimin me Vuçiç. Mund të themi se ajo është kërkesë e politikës ruse  para nja 6-7 muajsh, për krijimin e “Shengen-it Ballkanik”, në Ballkanin  Perëndimor.

Ne kemi një sëmundje të vjetër. Sa herë që kërcënohen  liderët se do të rrëzohen në funksion të shkeljeve shkojnë në Beograd.  Arsyeja është sepse ai ka 2/3 e territorit shqiptar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button