Pamjet e para të Naomi Watts si princeshë Diana

Me afrimin e premierës së filmit “Diana” më 20 Shtator në Mbretërinë e Bashkuar, ja ku na vjen dhe trailer-i paraprak i filmit.

Me regji të Oliver Hirschbiegel (“Downfall”) dhe me Naomi Watts në rolin e Princeshës Diana, historia fokusohet në dy vitet e fundit të princeshës, duke u përqëndruar kryesisht në marrëdhënien e saj të fshehtë me kirurgun kardiolog Dr. Hasnat Kahn i cili interpretohet në film nga Naveen Andrews (“Lost”).


Skenari i Stephen Jeffreys (“The Libertine”), që bazohet në romanin “Diana: Her Last Love” nga Kate Snell, ndjek dhe transformimin e famës së saj dhe shndërrimin e saj në një aktiviste globale e në një humanitare, shkruan Indeksonline.


Siç do ta shihni në trailer, që nuk përmban dialog, Watts duket një zgjedhje e zgjuar për të interpretuar Dianën.

Duke patur parasysh që filmi bazohet në romanin ku përfshihen intervista me miqtë e ngushtë të princeshës, shpresojmë qët  tregojë figurën e plotë të Dianës përtej imazhit perfekt që është krijuar deri më sot.

Lajme të ngjashme

Back to top button