Prokurorët nuk do të mund të dalin në vendngjarje me vetura të MBP-së, prokuroria do të blejë 4 automjete të reja

Prokuroria publike e Republikës ka shpallur tender për prokurim të katër automjeteve zyrtare me vlerë të përgjithshme prej 50 mijë euro. Prokuroria, në fakt, për herë të parë blen vetura, deri tani ka përdorur automjete të vjetra dhe të prishura, kryesisht të konfiskuara në procedura gjyqësore, njofton Sdk.mk.

Në fund të këtij viti, i është prishur edhe “krajsleri” i fundit i Prokurorisë Publike në Shkup të cilin ia ka dhënë MPB-ja,. që ishte 20 vjet i vjetër.“Kajslerët” për MPB-në i ka blerë ish ministrja e punëve të brendshme, e ndjera, Dosta Dimovska.

U PRISH KRAJSLERI I DOSTA DIMOSKËS, VETURA E VETME ME TË CILËN PROKURORËT E SHKUPIT DILNIN PËR TË HETUAR VENDIN E NGJARJES. 

Prokuroria më e madhe, ajo e Shkupit, një kohë të gjatë është pa automjete zyrtare, ndërsa dinamika e punës është e dyfishuar, madje edhe trefishuar në krahasim me punën të gjitha prokuroritë së bashku. Në rast të ndonjë aksidenti, vrasjeje apo ngjarje tjetër të rëndë penale, për të mos shkuar në terren me taksi apo me automjete private dhe ashtu të rrezikojnë sigurinë e tyre në pikëpyetje, prokurorët presin ekip nga MPB-ja që të shkojë t’i merr, për shkak se prokuroria s’ka automjete zyrtare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button