Shikueshmëria për lansimin e FIFA 20 në Twitch e tejkaloi lansimin e vitit kaluar

EA Sports së fundmi botoi lojën e simulimit të futbollit FIFA 20 ndërkaq lëshimi i saj zyrtar pati një rritje të dukshme të shikueshmërisë në Twitch për dallim nga nga viti i kaluar. Kjo erdhi pas disa ndryshimeve në orarin e lëshimit të lojës, njofton Esports Observer, transmeton Portalb.

Me 9.54 milionë orë orë të shikuara në Twitch të lojës që filloi më 19 shtator, FIFA 20 tashmë ka tejkaluar 7.75 milionë orët e shikuara vitin e kaluar me FIFA 19 në po të njëjtën kohë.

Shikueshmeria ne Twitch

Është e vështirë të tregosh krahasime të sakta nga viti në vit për shifrat e hershme të Access-it dhe shifrat e lëshimit të lojërave për FIFA për shkak të ndryshimeve të vogla që bëri EA, por rritja e shikueshmërisë këtë vit në përgjithësi është e pakontestueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button