Komisari i Lartë të OSBE-së, Lamberto Zannier: Nevojiten hapa shtesë për integrim të plotë në shoqërinë e RMV

Komisari i Lartë  për Pakica Nacionale të OSBE-së, Lamberto Zannier sot gjendet në Maqedoninë e Veriut. Mes vizitave të tij kanë qenë edhe ajo me krye-parlamentarin Talat Xhaferi si dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, njofton Portalb.mk.

Në takim, Talat Xhaferi theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbetet i hapur për bashkëpunim me Komisionarin e Lartë për Pakica Nacionale të OSBE-së, në drejtim të realizimit të qëllimit të përbashkët – ndërtimit të bashkëjetesës dhe avancimit të integrimit ndëretnik dhe tolerancës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër, Zanier tha se për KLPN puna me parlamentet është me rëndësi të madhe. Ai theksoi se vizita e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut është me rastin e promovimit të Strategjisë “Një shoqëri për të gjithë dhe interkulturalizëm“, dhe vlerësoi se e njëjta paraqet koncept pozitiv, i ndërtuar mbi bazat e forta të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Nevojiten hapa plotësuese për integrim të plotë në shoqëri, ndërsa Komisionari i Lartë do e inkurajojë Qeverinë ti inkuadrojë të gjitha palët e interesuara në zbatimin e Strategjisë.” tha ai.

Ai informoi për takimet e realizuara në kuadër të vizitës, me ç’rast si pozitive e vlerësoi mënyrën e re të interpretimit të proceseve politike në vend.

Komisionari i Lartë për Pakica Nacionale theksoi se i përcjell marrëdhëniet ndëretnike në gjithë rajonin e OSBE-së dhe përfundoi se, edhe pse nuk ekziston model ideal, në shumë vende ekzistojnë shembuj të mirë. Ai potencoi se reformat në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbeten në fokusin e tij, duke e marrë parasysh rëndësinë e arsimit inkluziv në zhvillimin e gjeneratave të ardhshme.

Në takim u bë fjalë edhe për proceset integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, me ç’rast Komisionari i Lartë Zanier shprehu shpresë së vendimi i pritur nga Këshilli i BE do të jetë në drejtimin e duhur për stabilitetin e vendit. Fillimi i negociatave me BE sipas Zanier, do të paraqesë mundësi për adresimin e të gjitha çështjeve të hapura në shoqëri.

Zanier dhe Ademi

Ademi-Zanier folën për integrimin e bashkësive të ndryshme etnike në arsim

Në takim u diskutua për aktivitet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës lidhur me avancimin e multikulturalizmit, interkulturalizmit dhe integrimin dhe bashkëpunimin e nxënësve nga bashkësitë e ndryshme etnike.

“Avancimi i ngjashmërive dhe pranimi i diversiteteve, interkulturalizmit dhe multikulturalizmit janë një nga parimet themelore edhe të Ligjit të ri për arsim fillor, për të cilin kemi marrë mbështetje të fortë edhe nga Komisari i Lartë”, tha ministri Ademi.

Bashkëbiseduesit folën edhe për angazhimin e të dyja palëve për realizimin e projekteve  të deritanishme, zbatimin e tyre dhe benificionet e të njëjtave, si dhe vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit të frytshëm që është realizuar deri tani në sferën e arsimit, multikulturalizmit dhe integrimit të nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button