HARRESA QË NUK NA LEJOHET

Njëherë do të duhet ta shohim të vërtetën, njëherë do të duhet të të ballafaqohemi me të. Të mbetur midis një situate të vështirë, midis një realiteti të hidhur  të pamundësisë për t’i ndalur të rinjtë të mos na ikin, por ta vazhdojnë traditën, gjuhën dhe kulturën tonë, duhet ta provojmë veten a do të kemi energji dhe dije ta pengojmë eksodin e fëmijëve tonë të cilët përfundojnë në detin e pafund të botës së huaj e cila me shpejtësi marramendëse e zhduk gjithë atë pasuri shpirtërorore që na e kanë lënë amanet me mija breza të parët tonë që ta ruajmë.

Tepër, shumë gjatë kemi heshtur ose jemi shtirur se asgjë s’po ndodh dhe madje edhe kemi refuzuar ta trajtojmë këtë fatkeqësi si një nismë të  re të tragjedisë kombëtare e s’e kemi lidhur këtë me tragjeditë e dëbimeve të shekujve të mëparshëm, duke filluar që nga vdekja e Skënderbeut, nëpër dramat e themelimeve të shteteve ballkanike që janë formuar mbi kurrizin e popullit tonë, me një fjalë me shpërnguljet e miliona shqiptarëve nga trevat e tyre etnike, të atyre trevave që sot kanë mbetur në Serbi, Mal të Zi, Greqi duke populluar Turqinë. Pak duhet të preket kjo dregëz që të zbulohet plaga më e madhe jona kombëtare që do të duhej ta ta alarmonte vetëdijen tonë, ta prekte ndërgjegjjen tonë.  Duhet ta pickojmë vetëkënaqësinë tonë që ta zgjojmë nga gjumi i rehatisë së pafund suke përsëritur me rruzare bëre zot ëndërr.

A kemi përgjegjësi kolektive për këtë që po ndodh?

Çdo heshtje përfundon keq për ne. Nuk duhet kjo të kuptohet si ndonjë kushtrim, por është një thirrje për bashkim të forcave politike dhe intelektuale që ta marrin seriozisht këtë punë. Fjala e presidentit amerikan Donald Tramp në OKB tregoi se SHBA-të po heqin dorë nga globalizmi dhe po i kthehen patriotizmit. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve që t’u përkushtohen shteteve të tyre, demokracive të tyre, duke u bërë me dije të gjithëve që ta ruajnë si vlerën më të çmueshme shtetin e tyre e mos të presë askush se problemet e zhvillimit dhe problemet tjera do të vijë dikush tjetër t’i zgjidhë.

Ai paralajmëroi epokën e patriotizmit, përkundër globalizmit. Fjala e tij ishte edhe një vërejtje e tërthortë për të gjitha shtetet në zhvillim të cilat nuk merren më seriozisht me largimin e rinisë së tyre për t’u vendosur në vendet më të zhvilluara. Kush ia ka vënë veshin mirë fjalës së Trampit e di se së shpejti perëndimi do të jetë i detyruar të marrë masa për parandalimin e migrantëve. Dhe, kjo punë nuk do të jetë aq e lehtë për ata të cilët do ta marrin botën në sy. Për fat të keq shenjat e vështirësive për migrantët e rinj nga vendet e varfra duken. Sot nëpër trotoaret e Selanikut, të Athinës, të Romës, të Milanos  e të shumë qyteteve të tjera evropiane nuk ia dalin të gjejnë një vend pune e rrjedhimisht as strehë mbi kokë, por përdundojnë në rrugët e këtyre qyteteve duke fjetur në trotuare me disa kartona në vend të shtratit.

Po aq i dhembshëm është edhe fakti që fëmijët i migrantëve tonë asimilohen më së shpejti. Prandaj nuk na lejohet që menjoherë ta hedhim në harresë këtë problem.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button