Qyteti i Shkupit shpenzon për prokurime publike se 46 komuna tjera së bashku

Qendra për komunikime civile (QKC) e publikoi ​​bazën e të dhënave të për prokurime publike të komunave në 2018, që kapin vlerën e 97 milionë  euro, që është 17 milionë euro, ose 21 përqind më shumë se në vitin 2017, transmeton Meta.mk.

Baza e të dhënave përmban të dhëna për 3.898 kontrata për prokurime publik që i kanë kontraktuar autoritetet lokale me 1.331 firma.

” Qyteti i Shkupit mbetet në krye sipas kontratave për prokurime publike, me 14 milion euro, por edhe me rritje jashtëzakonisht të madhe të vlerës së prokurimeve publike krahasuar me një vit më parë me 42 përqind, pra për 4.2 milion euro. Kumanova me 4.9 milionë euro nga vendi i tretë vitin e kaluar renditet i dyti, ndërsa komuna Aerodrom humbi pozicionin ndër tre komunat e para, e në vend të saj u rendit Strumica me 4.1 milionë euro këtë vit. Qyteti i Shkupit, si njësia më e madhe e vetëqeverisjes lokale, shpenzon për prokurime publike më shumë se 46 bashki tjera së bashku, ndërsa 11 njësitë e vetëqeverisjes lokale, me vlerën më të lartë të prokurimeve publike së bashku, harxhojnë gjysmën e parave, përkatësisht aq sa edhe 70 komunat e mbetura”, thuhet në analizë.

Fabrika Karposh nga Shkupi ka marrë primatin nga “Pucko Petrol” sipas vlerës së tenderëve të fituar nga komunat në vitin 2018. Në tre kompanitë e para u rendit edhe “Pellagonia” nga Gostivar, ndërsa “Bauer BG” e mbajti vendin në krye, vend që e ka mbajtur  për disa vite me radhë.

Edhe në vitin 2018, ka përqendrim të lartë të një numri të vogël ndërmarrjesh në prokurimet komunale. Kështu, 10 ndërmarrjet e para me vlerën më të lartë të kontratave të prokurimit publik zënë 22% të vlerës së përgjithshme të tenderëve komunalë, ndërsa 20 kompanitë më të mira mbajnë madje një të tretën e vlerës së prokurimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button