Dimitrovi për Portalb: Anëtarësimi i RMV-së në NATO duhet të përfundojë në prill të 2020-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në një prononcim për Portalb.mk ka deklaruar se, procesi i anëtarësimit të plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në NATO duhet të përfundojë deri në prill të 2020-s, dhe se si shteti ynë dhe NATO-ja nuk mund të ndërhyjë në procesin e ratifikimit të Protokollit qasës nga shtetet anëtare.

“As NATO-ja, as shteti ynë nuk ka ingerenca dhe mundësi që të përzihet në këtë procedurë”, tha Dimitrovi.

Afati i prillit, siç sqaroi ai, bazohet në Planin për zbatim të procesit qasës, i përpiluar nga shërbimet e NATO-s dhe i dërguar deri te shteti ynë më 1 gusht të vitit 2018-të, dhe në të është e përfshirë edhe indikatori “korniza kohore për realizimin e procesit qasës”. Sipas kësaj, integrimi i plotfuqishëm i RMV-së në NATO duhet të përfundojë deri në prill të vitit 2020-s.

“Anëtarësim i plotfuqishëm i shtetit në NATO parashihet të realizohet në kuartalin e parë të vitit 2020, në mënyrë tentative është theksuar muaji prill i 2020-s”, tha Dimitrovi, i cili sqaroi se “korniza kohore” është caktuar në bazë të përvojave dhe shembujve të NATO-s nga proceset e fundit të zgjerimit dhe pranimit të shteteve të reja në Aleancë, transmeton Portalb.mk.

Gjasat që RMV-ja të anëtarësohet në NATO në fillim të dhjetorit, u shuan me dështimin e përpjekjes së fundit për formim të qeverisë nga ushtruesi i detyrës së kryeministrit spanjoll, Pedro Sançez. Ky dështim pamundëson që Kuvendi i Spanjës ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO. Krahas Spanjës, Protokollin nuk a ka miratuar edhe Italia, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Islanda. Në Holandë dhe SHBA procedura është një rrjedhë, ndërkaq për në Islandë thuhet se, “nuk ka nisur fare”. Nëse zgjidhet paqartësia me “Bregzitin” në Britani të Madhe, Spanja do të mbetet pengesa e vetme në anëtarësim. 

“Sa i takon terminit në fjalë – dhjetor viti 2019, përkushtimi ynë i përbashkët me shtetet anëtare të NATO-s është që gjatë mbledhjes së liderëve të NATO-s në dhjetorit, në Londër, kur njëkohësisht do të shënohet edhe 70-vjetori i Aleancës, është të shfrytëzohet rëndësia e kësaj ngjarje për promovim të politikave të dyerve të hapura të Aleancës, por edhe rëndësia e anëtarësimit të shtetit tonë në NATO, si përfitim i rëndësishëm drejt sigurimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale në të ardhmen, përfshirë edhe në kuadër të fushës euroatlantike, të cilës natyrshëm i takon edhe rajoni ynë. Nëse ndonjë shtet anëtarë nuk arrin me procesin e ratifikimit dhe procesi realizohet vitin e ardhshëm, në të duhet të shikohet me patjetër si çështje teknike për vendin tonë, i cili duhet të jetë shteti anëtarë i 30-të i NATO-s”, tha Dimitrovi.

Ngjashëm si Dimitrovi, afatin e dhjetorit “si simbolikë” e ka cilësuar edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe procesin e anëtarësimit të plotfuqishëm e ka vlerësuar si “teknik” dhe “çështje kohësh”. Ajo gjithashtu nuk pret pengesa në miratimin e Protokollit nga shtet anëtare të NATO-s.

Nga ana tjetër, ekspertët në RMV vlerësojnë se, anëtarësimi mund të prolongohet për në muajin janar të 2020-s.

LEXO: I paarritshëm anëtarësimi i RMV-së në NATO në dhjetor, Spanja na ka ngatërruar rendin

Përndryshe, numri i shteteve që e kanë ratifikuar Protokollin e RMV-së për NATO-n arrin në 22. Kanë mbetur edhe shtatë shtete.

Protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button