Tërë kreu shtetëror bashkë në luftë kundër dezinformatave në RMV

Tërë kreu shtetëror sot ka marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituive të Grupit Aksionar për Koordinim të Institucioneve të shtetit për luftë kundër dezinformatave dhe sulmeve ndaj demokracisë, njofton Vërtetëmatës, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, si iniciues të aktiviteteve dhe autor i Planit ksionar për luftën me dezinformata, dëshiron përpara opinionit të paraqesë front të bashkuar dhe të tregojë përkushtim të plotë në luftën me dezinformatat.

Sa është i madh interesimi i Qeverisë dhe institucioneve shtetërore për luftë kundër dezinformatave tregon faktoi që në këtë mbledhje konstituive, përveç kryeministrit Zoran Zaev, kanë marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovksi, por edhe ministri i Shoqërisë Administrative, Damjan Mançevski. Të pranishëm kanë qenë edhe drejtori Agjencisë për Siguri Nacionale, por edhe Agjencisë Teknike Operative. Në takim kanë qenë të pranishëm dhe kanë mbajtur fjalim edhe presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

Me mbledhjen ka udhëhequr ministri për Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski. Ai në disa raste përsëriti se qëllimi i këtij grupi aksionar është që të koordinohen aktivitetet të cilat janë në kompetenca të institucioneve shtetërore, duke shtuar se të gjitha masat e sigurisë të cilat do të duhet t’i zbatojnë në kuadër të luftës kundër dezinformatave, gjithashtu, të cilat kanë të bëjnë vetëm me institucionet. Qëllimi ishte që të sqarohet se Qeveria nuk ka qëllim që të përzihet në punën e mediave, por as në zbatimin e masave të cilat munden të interpretohen si përpjekje për censurë, për çka ka pasur kritika nga ana e institucionet gazetareske kur në qershor të këtij viti për herë të parë është paraqitur Plani Aksionar për luftë kundër dezinformatave.

Popovski ka theksuar edhe inicimin e të a.q. masa proaktive, por të njëjtat duhet të dalin “nga debati i gjerë dhe i përgjithshëm, në të cilin do të përfshihen, të gjitha palët e interesuara – mediat dhe organizatat mediatike dhe civile, por edhe gazetarët dhe individët të cilët janë kundër të keqes, e cila e rrezikon demokracinë”.

“Tanimë në muajin e ardhshëm, Qeveria e RMV-së do të organizojë mbledhje, takime punuese, debate, tribuna, punëtori, si mundësi që të gjithë ta japin kontributin e tyre”, tha Popovski.

Kryeministri Zoran Zaev, si shembull për fushatën me lajmet e rrejshme dhe dezinformata e ka theksuar rastin e shpërndarjes së lajmeve të rrejshme në kohën kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, por edhe gjatë referendumit, për çka tha se kanë pasur për qëllim që t’i dezinformojnë qytetarët me qëllim që të diskreditohet referendumi.

“Tezat që u plasuan në opinion ishin: “E humbim identitetin”, dhe “po fshihet gjithçka që është maqedonase”, “Greqia e ka nënshkruar non-pejperin me amendamentet kushtetuese që duhet t’i zbatojë Qeveria”, “po ndërrohen kodet ndërkombëtare dhe shkurtesat”, “mbaroi – gjuha do të jetë veriore-maqedonase”, etj.”, tha Zaev.

Në fund të fjalimit, kryeministri Zaev e ka përshëndetur iniciativën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Odës ekonomike dhe Këshillit të Etikës në media për iniciativën për themelimin e regjistrit të online mediave profesionale me çka do të theksohen në opinion  portalet që i plotësojnë kriteriumet që të jenë media, por edhe ata që nuk e respektojnë kodin etik gjatë punës së tyre dhe  nuk janë transparent, gjegjësisht nuk kanë të dhëna për pronësinë e mediumit, ose për punëtorët që punojnë në të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button