“Çështja Griezmann” – Barça, gjobë ose mbyllje të Camp Nou

Antoine Griezmann tashmë ka nisur të luajë me fanelën e Barcelonës në këtë sezon madje ka shënuar edhe golat e parë me këtë skuadër, ata në sfidën me Betis në Camp Nou në fitoren 5-2 të katalanasve, transmeton TopChannel.

Megjithatë çështja e transferimit të tij te skuadra Blaugrana vazhdon të diskutohet pasi Atletico Madrid nuk e kapërdiu këtë lëvizje të francezit për të cilin Barcelona pagoi klauzolën prej 120 milionë eurosh, klauzolë kjo që zbriti në këtë nivel në 1 korrik pasi më parë ishte 200 milionë.

Sipas klubit madrilen, Barcelona kontaktoi futbollistin përpara 1 korrikut, pra në momentin që klauzola ishte 200 milionë Euro duke bërë edhe denoncimin e tij për këtë rast.

Por sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo’, Barcelona mund ta kalojë shumë më lehtë këtë çështje. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, gjykatësi instruktor i caktuar që të shqyrtojë këtë rast, Juantxo Landaberrea propozoi një dënim të Barcelonës me një gjobë prej 300 Euro dhe duke parë që kjo shifër nuk është aspak domethënëse, ai shtoi si dënim alternativ mbylljen e Camp Nout për 1 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button