Komuna Karposh siguroi asistentë personal për të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta

VMRO-DPMNE duke kritikuar LSDM-në qeverisëse se nuk po zbaton procesin e premtuar të inkluzionit të fëmijëve me nevoja të veçanta, mes tjerash, tha edhe pretendimin në vazhdim i cili u dëshmua si i pavërtetë: 

Në fillim të vitit shkollor në Komunën Karposh, gjithsej janë detektuar 15 nxënës me nevoja të veçanta, por Komuna vetëm 7 prej tyre ju ka caktuar asistent personal. Kryetari i Komunës, Stefan Bogoev të përgjigjet sipas cilave kritere zgjodhi se cilëve nxënës do t`ju caktohet asistent personal? Kush do të paguaj shpenzimet në para të prindërve të 8 nxënësve të tjerë të cilët janë të angazhuar si asistentë personal? A është ky arsim cilësor i kategorisë që fëmijëve të prekura? 

ARSYETIM:

Pretendimi i partisë më të madhe opozitare (VMRO-DPMNE) “se Komuna Karposh nuk ju ka caktuar asistent personal të gjithë nxënësve me nevoja të veçanta, por vetëm shtatë të përzgjedhur”, është i pavërtetë. 

Deklarata e përmendur e VMRO-DPMNE, e thënë përmes Komisionit partiak për arsim dhe shkencë shumë shpejtë u demantua nga Komuna Karposh prej ku e cilësuan si gënjeshtër. Nga Komuna theksuan se janë siguruar asistentë personal të të gjithë nxënësve me nevoja të veçanta, të cilët mësojnë nëpër shkolla në territorin e kësaj qeverisje lokale. Prej aty sqarojnë se projekti për sigurimin e personave profesional – asistentë personal të cilët do të punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta, Komuna Karposh i ka pranuar përmes programit të UNDP-së, me ç’rast ka qenë i shpallur konkurs që të mund prindërit të lajmërohen se kanë nevojë për asistentë profesional i cili do të punojë me fëmijët e tyre, shrkuan Vërtetëmatësi.

Kriteret për marrjen e një asistenti të tillë përbëhen prej gjetjeve dhe mendimeve të Qendrës për Shëndet Publik. Pas shqyrtimit të dokumenteve, shërbimet komunale vërtetuan se të gjithë 37 aplikuesit i kanë përmbushur kriteret e parapara. Programi i UNDP-së, përmes të cilit Komuna Karposhit aplikoi për marrjen e asistentëve personal siguroi 20 persona profesional. 17 të tjerët të mbetur janë angazhuar në mësimin e fëmijëve me ndarjen e mjeteve buxhetore nga qeverisja lokale. 

Nga Komuna theksuan se përveç këtyre, deri më tani “nuk ka kërkesa të reja për sigurimin e asistentëve të tillë personal për fëmijë me nevoja të veçanta, dhe nëse do të ketë, Komuna do t’i sigurojë ato”

Demantin për pretendimin e VMRO-DPMNE-së e publikoi edhe kryetari i Komunës Karposh, Stefan Bogoev, në profilin e tij në FB.

Të përmendim se deri më tani (11.09.2019) në opinion nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e prindërve me nevoja të veçanta për qasje selektive eventuale të Komunës Karposh gjatë ndarjes së asistentëve profesional (siç pretendoi VMRO-DPMNE). Të kishte pasur një gjë të tillë, prindërit e këtyre fëmijëve do të ishin të parët të cilët do të kishin reaguar para partisë opozitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button