Si të bëni të zhduken të dhënat sekrete nga Google pasi ju të keni ndërruar jetë

Nëse keni një llogari në Google, me shumë mundësi kompania i di të gjitha detajet tuaja të fshehta.

Në qoftë se jeni përdorues të “Gmail”, “Maps”, “Search”, apo të një produkti tjetër, shumë nga informacionet tuaja private ruhen në serverat e Google.

Por mos u shqetësoni! Tanimë ju mund t’i tregoni gjigantit elektronik çfarë të bëjë automatikisht me të dhënat tuaja nëse ndaloni së përdoruri produktet e tij, për shembull..pasi të vdisni, transmeton Top Channel.

Për ta realizuar një gjë të tillë ndiqni këto hapa:

1-Shkoni në adresën: myaccount.google.com
2-Shtypni “Data & Personalization”
3-Uleni faqen pak më poshte dhe selektoni “Make a plan for your account”
4-Klikoni “Start”
5-Më pas mund të zgjidhni se sa gjatë duhet të presë “Google” për të fshirë të dhënat tuaja, kur të shohë se keni qëndruar tërësisht inaktivë. Mundësia e parë është “3 muaj”, por mund të zgjidhni dhe më shumë se 18 muaj. Sipas kompanisë, do duhet një muaj para se llogaria juaj të bëhet zyrtarisht inaktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button