UEFA: Pasimi i futbollistit shqiptarë, më i miri i javës (VIDEO)

Goli i dytë i Shqipërisë ndaj Islandës ishte një kombinim perfekt mes Rei Manajt dhe Elseid Hysajt.

Kjo ishte hera e parë që mbrojtësi i Napolit shënonte për Kombëtaren, falë edhe mjeshtërisë të sulmuesit të Albacete. Manaj me pasimin e tij u veçua nga UEFA. Asisti i tij u zgjodh si më i miri i ndeshjeve të ditës së martë në kualifikueset e Euro 2020. Ky veprim i sulmuesit të Shqipërisë zuri të papërgatitur mbrojtësit islandezë, duke ia bërë më të lehtë Hysajt të shënonte.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button