Sërish u sulmua personeli mjekësor, tash në Shkup

Personeli mjekësor në Maqedoninë e Veriut, brenda një jave ka tri herë që është sulmuar fizikisht nga familjarë të pacientëve. Këtë herë, cak i sulmeve kanë qenë personeli mjekësor i Spitalit “Shën Naumi i Ohrit”, transmeton Portalb.mk.

Ata u sulmuan nga një grup njerëzish, rreth orës 2 pas mesnate.

Pas denoncimit, në vendngjarje kanë ardhur edhe policë me çka spitali deri në mëngjes nuk ka pranuar pacientë.

Rastin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit, Ivan Spirovski, ndërkaq ka njoftuar se, raste të tilla ndodhin shpesh në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit”.

Për detaje, gjatë ditës do të deklarohen edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore, neni 304-d:

(1) Personi që sulmon ose e kërcënon seriozisht se do të sulmojë ndonjë punonjës shëndetësor ose bashkëpunëtor shëndetësor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore, do të dënohet me gjobë, ose me burg deri në tre vjet.

(2) Nëse, gjatë kryerjes së veprës nga paragrafin (1), autori duke përdor armë ose mjetet tjera të rrezikshme e për të keqtrajtuar ose fyer punonjësin shëndetësor dhe/ose bashkëpunëtorin e tij ose për ta lënduar atë fizikisht, autori do të dënohet me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

(3) Nëse punëtori shëndetësor dhe / ose punonjësi i kujdesit shëndetësor lëndohen rëndë, autori do të dënohet me burg nga një deri në dhjetë vjet. Nëse autori i veprimeve nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni është provokuar nga veprimi i pakujdesshëm ose i vrazhdët të punonjësit shëndetësor dhe/ose bashkëpunëtorit të tij, ai mund të lirohet nga dënimi.

(4) Nëse autori i veprës nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni ka qenë i provokuar me veprim të pakujdesshëm ose të vrazhdët të punonjësit shëndetësor dhe/ose bashkëpunëtorit të tij, ai mund të lirohet nga dënimi.

Përndryshe, ky është rasti i tretë brenda një javë që personi mjekësor në Maqedoninë e Veriut, gjatë orarit të punës sulmohet fizikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button