RMV, edhe një infermiere është sulmuar fizikisht, Oda e mjekëve dhe SPQK kërkojnë mbrojtje

Brenda dy ditësh, ka pas dy sulme ndaj punonjësve mjekësorë në vend. Mbrëmë në 20:50 minuta është sulmuar fizikisht një infermiere 60-vjeçare në Poliklinikën e Draçevës. Sulmuesi ka qenë një burrë 41-vjeçar, i cili mbase është pacient në stacionin atë poliklinikë, njofton Nova Tv.

“Më 06.09.2019 rreth orës 20:50 në SPB Shkup është raportuar se në poliklinikën Draçevë J.G. (41) e ka sulmuar fizikisht M.L. (60), infermiere. Pasi të dokumentohet çështja do të ngritët kallëzim përkatës kundër J.G.”, njofton MPB-ja.

Oda e mjekëve ka reaguar ashpër ndaj dhunës mbi personelin mjekësor, që është shpeshtuar kohët e fundit.

“Jemi të shqetësuar nga liria që pacientët e ndiejnë që të shprehin pakënaqësinë, padurimin, nervozizmin e tyre me dhunë si ndaj mjekëve ashtu edhe ndaj infermiereve dhe personelit spitalor. Oda e mjekëve po kërkon nga institucionet t’i mbrojnë punonjësit shëndetësor. Jo vetëm me mbrojtje policore.

I lusim pacientët tanë që më në fund ta shikojnë ligjin për të drejtat e tyre dhe të shohin që ata janë të detyruar edhe t’i respektojnë ata të cilët u ofrojnë ndihmë.

Mjekët me ligj janë shpallur persona zyrtarë, por kur i rrahin ose i gjuajnë me armë pushkatohen, kjo nuk ndihmon shumë. Bashkëpunëtorët e mjekëve nuk janë persona zyrtarë. Personat të cilët kujdesen për shëndetin e njerëzve të tjerë meritojnë respekt.

Oda e mjekëve kërkon që institucionet dhe pacientët t’u mundësojnë punonjësve shëndetësorë që të kryejnë punën e tyre pa frikë për jetën e tyre”, thuhet në komunikatën e odës së mjekëve.

Dje në spitalin e Tetovës familjari i një pacienti nga Reçica e vogël u sulmua një mjek, specialist i sëmundjeve të lëkurës i cili ka pësuar frakturë dhe është transferuar në Klinikën e neurokirurgjisë në Shkup. MPB-ja e ka pastruar çështjen dhe ka ngritur kallëzim penal kundër sulmuesit të mjekut.

“Sektori për punë të brendshme Tetovë sot (7.9.2019) ngriti kallëzim penal kundër AB (43) nga Reçica e Vogël -Tetovë dhe vëllai i tij L.B. (40) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuare se kanë kryer vepër penale “dhunë”, sipas nenit 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Ata dyshohen se më 6.9. 2019, në Repartin e sëmundjeve të lëkurës në spitalin klinik të Tetovës, mes orës 9 dhe 9:30, e kanë sulmuar fizikisht mjeku A.E. (45). A.B. dhe L.B. janë ndaluar dhe mbajtur në Stacionin policor Tetovë. Sot, ata do të sillen para gjyqtarit me kallëzim përkatës në procedurë paraprake në Gjykatën themelore të Tetovës, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Ndaj kësaj sjelljeje brutale dhe sulmeve gjithnjë e më të shpeshtë nga pacientët reagimi dhe dënimi kanë ardhur nga Oda e mjekëve, Shoqata e dermatovenerologëve dhe Sindikata e qendrës klinike të cilët propozojnë edhe masa parandaluese për mbrojtjen e personelit mjekësor.

“Ky sulm arrogant dhe brutal në prani të organeve të rendit publik tregon që përkundër të gjitha prononcimeve deklarative, Kartat dhe Deklaratat e nënshkruara dhe të shprehura në periudhën e kaluar me qëllim të parandalimit të incidenteve të tilla ose ato të izolohen, ato vazhdojnë edhe më tutje dhe janë me intensitet më të madh dhe më të shpeshta.

Është e qartë se mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë në shëndetësi nuk janë të mbrojtur mjaftueshëm dhe janë të ekspozuar ndaj incidenteve që e kërcënojnë jetën e tyre çdo ditë, realitet ky të cilin ata nuk e duan dhe nuk ndodh kundër vullnetit të tyre.

Sipas Sindikatës së qendrës klinike, ajo që mungon është parandalimi, që është minimal e në shumë nga institucionet e ISHP-së mungon plotësisht.

ÇFARË DUHET TË NDËRMERRET PËR TË PARANDALUAR DHUNËN NË SHËNDETËSI?

Sindikata e qendrës klinike gjatë gjithë kohës së kaluar e tërheq vëmendjen për nevojën e hartimit të legjislacionit që do të detyrojë punëdhënësin të sigurojë sistem profesional dhe efikas për mbrojtje nga dhuna fizike dhe verbale ndaj punonjësve shëndetësorë.

Çfarë nënkupton një sistem i tillë:

  1. Përmirësim të kulturës shëndetësore dhe të përgjithshme të popullatës.
  2. Respektim të Kodit etik dhe moral nga personeli shëndetësor dhe personeli tjetër.
  3. Sigurim profesional 24 orësh i të gjitha ISHP-ve në Republikën e Maqedonisë me qasje të kontrolluar dhe të kufizuar për civilë dhe anëtarët e familjes, ngjashëm si spitalet private.
  4. Video mbikëqyrje qendrore 24-orë e hyrjeve, daljeve dhe ambienteve të veçanta në objektet e ISHP-së, në përputhje me rregulloret dhe normat ligjore dhe të tjera për mbrojtjet të të dhënave personale dhe të drejtave tjera të pacientëve dhe punonjësve.
  5. Metoda dhe masa të tjera për të parandaluar dhunën.

Sindikata e qendrës klinike është i gatshëm së bashku me Ministrinë përkatëse, Odën e mjekëve dhe odat e shoqatat e tjera në shëndetësi, Shoqatën e Maqedonisë për mbrojtje në punë dhe aktorë të tjerë relevantë për të marrë pjesë në takimeve të ekspertëve, debateve publike dhe procedurave të tjera për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për të shmangur dhunën verbale dhe fizike në shëndetësi, që me ligj do ta detyrojë punëdhënësin të sigurojë sistem parandalues ​​të mbrojtjes profesionale dhe efikase kundër dhunës fizike dhe verbale të punonjësve shëndetësorë”, thuhet në komunikatën e Sindikatë të qendrës klinike.

Ministria e Shëndetësisë njofton se sulmi ndaj punonjësit dhe shëndetësor dhe bashkëpunëtorit të tij derisa është duke e kryer detyrën e kujdesit shëndetësor është i ndaluar dhe dënohet me ligj.

Sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore, neni 304-d:

(1) Personi që sulmon ose e kërcënon seriozisht se do të sulmojë ndonjë punonjës shëndetësor ose bashkëpunëtor shëndetësor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore, do të dënohet me gjobë, ose me burg deri në tre vjet.

(2) Nëse, gjatë kryerjes së veprës nga paragrafin (1), autori duke përdor armë ose mjetet tjera të rrezikshme e për të keqtrajtuar ose fyer punonjësin shëndetësor dhe/ose bashkëpunëtorin e tij ose për ta lënduar atë fizikisht, autori do të dënohet me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

(3) Nëse punëtori shëndetësor dhe / ose punonjësi i kujdesit shëndetësor lëndohen rëndë, autori do të dënohet me burg nga një deri në dhjetë vjet. Nëse autori i veprimeve nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni është provokuar nga veprimi i pakujdesshëm ose i vrazhdët të punonjësit shëndetësor dhe/ose bashkëpunëtorit të tij, ai mund të lirohet nga dënimi.

(4) Nëse autori i veprës nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni ka qenë i provokuar me veprim të pakujdesshëm ose të vrazhdët të punonjësit shëndetësor dhe/ose bashkëpunëtorit të tij, ai mund të lirohet nga dënimi.

Ministria e shëndetësisë nuk do të lejojë dhunë fizike kundër personelit mjekësor që shpëtojnë jetën në spitale çdo ditë, theksojnë nga MSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button