Avokati Alispahiq u dënua me 2.000 euro pasi shkruajti në Fejsbuk “Swarovski gjykatësja Laliq”

Gjykata Themelore Shkupi 1, ka miratuar vendim me të cilin i shqiptohet gjobë prej 2.000 eurove avokatit Asmir Alispahiq, pasi që në rrjetin social “Fejsbuk” e ka përmendur gjykatësen Sofija Laliq, duke e thirrur si “Swarovski Sofija Laliq gjykatëse fundrinë”. Revolti i avokatit Alispahiq erdhi për shkak, ashtu siç tha, veprimit të paligjshëm të gjykatëses gjatë procedurës gjyqësore për një vjedhje, ku ai ka qenë mbrojtës, njofton Portalb.mk.

“Dënohet mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Asmir Alispahiq nga Shkupi me gjobë në para prej 2.000 eurove. Gjobën, avokati është i obliguar ta paguajë në afat prej 30 ditëve prej kur të bëhet i plotfuqishëm aktgjykimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Avokati Alispahiq thotë se vendimi është skandaloz.

“Vendimi i këtillë skandaloz është i paligjshëm. Është joetike dhe e habitshme sidomos në pjesën e arsyetimit. Në pajtueshmëri me Ligjin për Këshillin Gjyqësor ekziston bazë për kryerjen e gabimit të ashpër në kryerje ne profesionit gjykatës me veprim jo-profesional dhe të pamatur, që është bazë për shkarkim të gjykatësit”, tha avokati Alispahiq.

Më 4 shtator, avokati Alispahiq në Fejsbuk ka publikuar këtë përmbajtje: “Swarovski Sofija Laliq, gjykatëse fundërrinë. Urgjentisht të shkarkohet”.

Me këtë, sipas vendimit gjyqësor, avokati e ka ofenduar gjykatën.

Gjykatësja Laliq është e njohur nga “bombat” në një bisedë me ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button