Armando Maradona u rikthye si trajner i futbollit

Diego Armando Maradona është kthyer në rolin e trajnerit teksa pranoi të marrë drejtimin e skuadrës Gimnasia La Plata. Në ‘El Bosque’ tifozët i rezervuan El Pibe De Oros një pritje madhështore duke i dedikuar flamuj, banderola kore madje nuk munguan as fishekzjarret, transmeton TopChannel.

Rreth 20 mijë tifozë ishin të pranishëm për të pritur trajnerin e ri të Gimnasias me Maradonën që nuk i fshehu emocionet, ndërkohë që më pas foli për median për objektivat e tij me Gimnasian sigurisht pa bërë asnjë premtim.

‘U ndjeva si në parajsë, sikur isha në qiell kur dëgjova të gjithë stadiumin të thërrisnin emrin tim. Nuk bëj asnjë premtim, nuk jam magjistar dhe kjo pritje që m’u rezervua sot do të ishte e mjaftueshme, por jo, unë dua më shumë’, tha Diego Armando Maradona

Diego Armando Maradona para pak kohësh dha dorëheqjen e tij nga drejtimi i Dorados për arsye shëndetësore dhe për t;iu nënshtruar operacioneve në shpatull e në gju. Duket se El Pibe De Oro i kaloi këto probleme dhe tani do të ulet në stolin e Gimnasias për ta ndihmuar që të lërë vendin e fundit të kampionatit argjentinas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button