Dhjetëra të vdekur në tre sulme terroriste në Burkina Faso

Të paktën 29 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën në tre sulme terroriste në Burkina Faso, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Qeverisë në Burkina Faso dhe ministri i Komunikacionit, Remis Fulgance Dandjinou në një deklaratë të shkruar tha se terroristët sulmuan një autokolonë që transportonte furnizime humanitare në zonën Dablo Kelbo duke vrarë 14 civilë.

Në deklaratën e radhës menjëherë pas sulmit, zëdhënësi tha se 15 persona kishin humbur jetën dhe gjashtë persona u plagosën kur një kamion transportues goditi një minierë në Barsalogho Guendbila në Sanmatenga.

Burime të sigurisë nga ana tjetër thanë se katër persona u plagosën pas një sulmi të organizuar nga terroristët në rrethin Banh të qytetit Yatenga.

Ushtria organizoi operacione në zonat ku kryheshin sulmet duke kërkuar nga banorët vendas që të bashkëpunonin me ushtarët.

Gjendja e jashtëzakonshme vazhdon në shtatë nga 13 rajonet e vendit.

Më shumë se 500 persona janë vrarë në sulmet e organizatave terroriste në Burkina Faso në katër vitet e fundit.

Sulmet, të cilat më parë u intensifikuan në veri të vendit, gradualisht u zhvendosën në rajonet lindore të kufirit me shtetet Togo dhe Benin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button