ASH reagoi pasi u sulmua një mjek në spitalin e Tetovës: Burg deri 3 vjet për ata që sulmojnë mjekët

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar menjëherë pasi në Spitalin e Tetovës sot është sulmuar një mjek, duke informoi se mjeku viktimë A.E. është sulmuar deri ishte në vendin e punës, raporton Portalb.mk.

“Nuk është hera e parë që mjekët dhe stafi mjekësor i Spitalit Klinik të Tetovës por edhe të spitaleve tjera  janë viktima të sulmeve fizike. Kjo ndodh për shkak të neglizhencës së institucioneve përkatëse, duke filluar nga vetë Qendra Klinike e Tetovës e cila nuk siguron sigurim adekuat, gjë që do të parandalonte një akt të tillë mizor dhe të shëmtuar, e deri tek institucionet tjera kompetente, policia dhe prokuroria që nuk marrin masat e nevojshme”, deklarojnë nga ASH.

ASH-ja propozon zgjidhje ligjore për këtë problem, zgjidhe të ngjashme si e punonjësve të MPB-së, që sulmi ndaj mjekeve te llogaritet si vepër penale e dënueshme nga 6 muaj deri 3 vjet.

“Kërkojmë nga organet kompetente që për këtë vepër penale të zbardhin rastin dhe ti ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme sipas ligjit. Gjithashtu kërkojmë edhe nga Qendra Klinike në Tetovë, në mënyrë urgjente të sigurojë kompani adekuate të sigurimit, e cila do të siguronte në radhë të parë sigurinë e mjekëve”, deklaruan nga ASH-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button