Jo më ”like” në postime, Facebook kopjon sërish Instagramin

Facebook njësoj si rrjeti social Instagram mund të fshehë numrin e pëlqimeve që do të marri një postim.

Kjo nismë nga këto dy rrjete sociale po merret për ti dhënë fund stresit tek përdoruesit të cilët konkurrojnë me njëri tjetrin për numrin e pëlqimeve që marrin në postime.

Instagram tashmë po e teston këtë opsion në 7 shtete përfshirë Kanadanë dhe Brazilin, duke i treguar përdoruesve vetëm disa emra të miqve të përbashkët që e kanë pëlqyer atë postim, transmeton Koha.mk.

Një nga inxhinierët e kompanisë së Facebook Jane Manchun Wong zbuloi se po punohet për heqjen e pëlqimeve dhe kjo fillimisht do të shfaqet vetëm për përdoruesit që e kanë të shkarkuar aplikacionin e Facebook në pajisjet Android.

Por pavarësisht se kompania e ka konfirmuar këtë risi, nuk është zbuluar akoma se kur do të ndodhë. Facebook shprehet se kjo do të ndodhi gradualisht dhe do të analizojnë me kujdes dhe reagimet e përdoruesve lidhur me këtë risi që ata po synojnë të sjellin.

Gjithashtu kompania e Facebook lajmëron se do të tërhiqet nga ky opsion i ri nëse do të ndikojë për keq tek të ardhurat e bizneseve nga reklamat në këtë rrjet social.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button