VMRO-DMPNE për ribalancin e Buxhetit: Zaev nuk udhëheq fabrikë ajvari, por shtet

Partia opozitare VMRO-DMPNE ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së financave, Nina Angleova, për miratimin e ribalancit të Buxhetit, transmeton Portalb.mk.

“Zhvillim të ekonomisë dhe të shtetit, nuk ka dhe nuk mund të ketë me këtë qeveri të paaftë”, deklaruan nga VMRO-DMPNE.

Sipas tyre, Zaev me rebalancin e buxhetit po bën politikë populiste.

Zoran Zaev dhe Nina Angellovska me ribalansin propozojnë një buxhet populist, i cili shkurton projektet zhvillimore, si investimet kapitale për të pasur para për masa populiste, që kanë efekt afatshkurtër”, thonë nga partia opozitare VMRO-DMPNE.

Me këto ndryshime, sipas VMRO-DMPNE po mundohet Zaev të zvogëlon pakënaqësinë për korrupsionin në kabinetin e tij.

“Nuk ka absurd më të madhe kur kryeministri flet për kryerjen e pagesave në dorë, ndërsa Ministrja e financave ulë shikim poshtë. Zaev dhe Angellovska nuk udhëheqin fabrikë për ajvar ose agjenci për shërbime të internetit, por shtet”, thuhet në reagimin nga VMRO-DMPNE.

“Në realitet kemi 2.5% më pak të punësuar në industri në korrik të këtij viti, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Rreth 70 milion euro të subvencione nga vitet e fundit akoma nuk janë paguar”, deklarojnë nga partia opozitare.

LEXO: Detaje nga ribalanci i Buxhetit që u miratua sot (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button