Shyqiri Bytyqi i bashkohet PSD-së

Ish-ministri i Arsimit nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Shyqiri Bytyqi nga sot është bërë pjesë e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit, njofton Klan Kosova.

Lajmin për aderimin e tij e bëri publik pikërisht Ahmeti në një konferencë për media në zyrat e kësaj partie.

Me këtë rast i pari i socialdemokratëve tha se janë bashkuar për të punuar dhe arritur fitoren më 6 tetor.

Ndërsa anëtari më i ri i kësaj partie, Shyqiri Bytyqi vlerësoi se gjithmonë ka përkrahur politikat e partive majtiste.

“Politikat socialdemokrate vlerësoj se janë më të nevojshmet që i duhen vendit tonë”.

“Vendi jonë ka arsye për reforma në arsim por edhe në shtresat tjera dhe kjo mund të bëhet kur një individ është aktiv”, ka thënë Bytyçi.

Bashkë me Shyqiri Bytyqin kanë aderuar edhe një pjesë nga kabineti i tij, përfshirë edhe shefin e kabinetit, Baton Dushi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button