Në dhjetor do të fillojë të diskutohet për Vetingun në Maqedoninë e Veriut

Sipas burimeve të partisë politike në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), lideri i Zoran Zaev ka kërkuar që në muajin dhjetor të shqyrtohet nga socialdemokratët mundësia e zbatimit të procesit të Vetingut, transmeton Portalb.mk.

Muaji dhjetor si opsion ka ardhur për shkak se, Zaevi ka refuzuar të japë instruksione te socialdemokratët për propozim – Ligjin për VetingBashkimit Demokratik për Integrim, edhe pasi që ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ia ka sqaruara qëllimin e Ligjit.

Nuk bëhet e ditur se çfarë përmban Ligji, por sipas burimeve, Zaevi ka insistuar që kjo temë të hapet pasi të përfundojë Samiti i NATO-s dhe Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, për shkak se nëse ndodh para tyre, shteti mund të futet “në rrezik institucional”.

Paraprakisht, Zoran Zaevi i pyetur nga Portalb.mk ka deklaruar se, realizimi i Vetingut mund ta lejë shtetin pa prokurorë.

“VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i “vetingut” mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e “vetingut”.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button