Zaev: U tërhoqa nga shkarkimi i gjykatësve e prokurorëve se s’ka kush t’i zëvendësojë

Kryeministri Zoran Zaev, tha se është tërhequr nga premtimi për shkarkim/rizgjedhje të gjykatësve e prokurorëve pasi që nuk ka kush t’i zëvendësojë të njëjtit, njofton Portalb.mk.

“Kur biseduam me partnerët evropian ata kërkuan përgjegjësi personale jo kolektive dhe arsyeja e dytë më e fuqishme është kapaciteti i resurseve se si të plotësohen vendet e prokurorëve dhe gjykatësve nëse ato largohen, pas procesit të vetingut. U tërhoqa nga shpërndarja dhe rizgjedhja e gjykatësve, pasi që nuk ka mënyrë se si të plotësohen vendet e tyre”, tha Zaev.

Ai tha se momentalisht janë 520 gjykatës në shtet, ndërkaq duhet të ketë 750-të, ndërkaq nëse bëhet “veting” i tyre, atëherë do të mund të kemi mungesë edhe më të madhe të gjykatësve.

“Në shtet janë të sistematizuar 750 vende të gjyqësorit, ndërkaq për momentin ka 520 gjykatës. Nëse procesi pastron edhe 300… në dy vjet dalin 16 gjykatës dhe 19 prokurorë, nuk keni mundësi se si t’i mbushni vendet. Sot Akademia me procedurë të konkursit, në 60, bëjmë përpjekje që ato 60 të bëhen 120, por nuk ka kapacitete as ndërtesë pronësore ku duhet të bëhen trajnimet. Bisedojmë me BE-në që të shtojmë edhe një linjë të shpejtë që të gjithë mbi 5 vjet përvojë, bashkëpunëtorë profesional, avokatë, profesorë universitar, të munden pas 2-3 muajve akademi të munden ta japin provimin. Këtu është e hapur tema, unë jam për veting transparent në gjyqësor, që do të bënte pastrim dhe do të vendoste norma”, thotë Zaev.

Sipas tij, nëse mungojnë gjykatës e prokurorë shteti do të hyjmë në probleme tjera.

Ndryshe, VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Proces i tillë është duke u zhvilluar në Shqipëri. Varësisht prej modalitetit, vetingu mund t’i përfshijë të gjithë gjykatësit e prokurorët, të cilët do të verifikohen për pasurinë, figurën apo aftësinë profesionale. Vetingun e kryen Komision i Pavarur, nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button